Revolta e qytetarëve në ditën e 122/ Protestuesit kërkojnë largimin e Kastës politike dhe arrestimin e kryeministrit Rama

29 September 2026, 18:33 / POLITIKË ALFA PRESS
Revolta e qytetarëve në ditën e 122/ Protestuesit

Protestat kundër qeverisë dhe Kastës politike vijojnë edhe sot, duke shënuar 122 ditë nga nisja e tubimeve.

Pjesëmarrësit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ngritjen e një qeverie teknike, ndërsa në fokus të tyre janë edhe ndryshimet apo anulimi i disa ligjeve që, sipas protestuesve, prekin interesat e qytetarëve shqiptarë.

Gjatë tubimit të zhvilluar një ditë më parë, protestuesit përsëritën thirrjet kundër kryeministrit dhe kabinetit qeveritar.

Në protestë u dëgjuan edhe slogane si “Arrestoni Ramën” dhe “Pa rini nuk ka Shqipëri”.

 

Organizatorët dhe pjesëmarrësit shprehen të vendosur për të vijuar protestat edhe në ditët në vijim. Kërkesat e tyre lidhen me ndryshimin e situatës politike, largimin e qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie teknike.

 

Po ndodh...

ide