Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD-së mbi zgjedhjen e Avokatit të Popullit

29 September 2026, 15:54 / POLITIKË ALFA PRESS

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike që kundërshtojnë zgjedhjen e Endri Shabanit në postin e Avokatit të Popullit.

PD pretendonte se procedura parlamentare për zgjedhjen e Avokatit të Popullit ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën, ndërsa ka ngritur edhe çështjen e zgjedhshmërisë dhe papajtueshmërive të Shabanit me ushtrimin e këtij funksioni.

Përplasja politike dhe institucionale nisi në fund të vitit të kaluar, pasi deputetët demokratë tërhoqën mbështetjen për kandidatët për Avokat të Popullit, përfshirë Endri Shabanin. Sipas PD-së, tërheqja e firmave duhej të merrte në konsideratë përpara se kandidatura të kalonte për votim në Kuvend.

 Pavarësisht kundërshtimeve të opozitës, Shabani u zgjodh nga Kuvendi më 11 dhjetor 2025 me 85 vota pro, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim.

Po ndodh...

ide