Shpërthim i fortë në një pikë karburanti në Sarandë, raportohet për dy të plagosur

Shpërthim i fortë në një pikë karburanti në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Skënderbeu”. Nga shpërthimi ka persona të plagosur të cilët janë transportuar në urgjencën e Sarandës.
Sipas burimeve nga bluzat e bardha të plagosurit janë Fatmir Pema, 39 vjeç, i cili ka pësuar djegie në trup dhe Florian Bica 27 vjeç, i cili është transportuar në spital. Deri më tani nuk dihen të dhënat mbi gjendjen e dy të plagosurve.
Rrethanat dhe shkaku i shpërthimit nuk janë bërë ende të ditura.
Ky është shpërthimi i dytë në një pikë karburanti në javët e fundit, pas shpërthimit që ndodhi rreth 3 javë më parë, më 9 shtator në një pikë karburanti në zonën e Bërrylit në Tiranë.
Forca të shumta policie, zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes.
Po ndodh...
Rrethimi i Ramës dhe Berishës nga SPAK!
ide
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128