Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni antidrogë në Qafështamë

29 September 2026, 11:57 / AKTUALITET ALFA PRESS

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë një operacioni antidrogë në ditën e sotme në Qafështamë.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se të shtënat janë kryer nga persona që ruanin parcelat me lëndë narkotike në zonë.

Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

Forcat e policisë kanë vijuar operacionin, ndërsa pritet që ekspertiza balistike të përcaktojë se nga kush është kryer qitja me armë zjarri.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë.

 

 

Po ndodh...

ide