Tonelata peshqish kanë ngordhur në Lushnjë, rezervuari u zbraz për rikonstruksionin e portës
Tonelata peshqish kanë ngordhur në rezervuarin e Kasharajt, në Lushnjë, pas rënies së ndjeshme të nivelit të ujit.
Fillimisht u ngritën dyshime se rezervuari mund të ishte tharë si pasojë e mungesës së reshjeve. Sipas informacionit të bërë publik, megjithatë, ulja e nivelit të ujit lidhet me zbrazjen e rezervuarit për shkak të punimeve që Bashkia e Lushnjës pritet të nisë për rikonstruksionin e portës dalëse.
Zbrazja ka lënë zona të rezervuarit me baltë dhe shumë pak ujë, duke shkaktuar ngordhjen e një sasie të madhe peshqish.
Pamjet tregojnë një numër të madh peshqish të ngordhur të shpërndarë në shtratin e rezervuarit.
Ende mbetet për t’u sqaruar nëse, përpara zbrazjes së rezervuarit, ishin marrë masa për zhvendosjen ose mbrojtjen e faunës ujore dhe cili është dëmi i plotë mjedisor.
Po ndodh...
Rrethimi i Ramës dhe Berishës nga SPAK!
ide
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128