“Sali Berisha të tregojë bisedën me Edi Ramën në Rinas”, Salianji nxjerr prapaskenat: Janë kërcënuar punonjës të Gardës!

28 September 2026, 16:18 / POLITIKË ALFA PRESS

Ish deputeti demokrat, Ervin Salianji u shpreh i bindur se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha janë takuar ditën e djeshme në ambientet e Aeroportit të Rinasit, teksa shefi i qeverisë mbërriti nga SHBA, ndërsa lideri i opozitës udhëtoi drejt Strasburgut.

Në intervistën për News24, ish deputeti demokrat theksoi se janë kërcënuar edhe punonjës të Gardës së Republikës për shkak të informacioneve që kanë dalë se ata janë takuar ditën e djeshme në fshehtësi të plotë.

“Kërcënojnë punonjësit e gardës se më kanë sjellë informacion për largim nga puna. Ky zotëria duhet të thotë se përse i shërben Edi Ramës dhe a kanë bërë marrëveshje. E kanë kërcënuar se kanë dalë informacione se janë takuar. Dhe më thonë këta të gardës se jemi kërcënuar ne. Të dy ishin në të njëjtin kohë në Rinas. Edi Rama ishte në Rinas, edhe kur shkoi ky zotëria tjetër në SHBA, Rama qëlloi prapë. Si iu rastis dy herë në të njëjtin periudhë. Përkoi që u vonua edhe konferenca për shtyp e Ramës një orë e pak.”, tha Salianji.

Më pas, ai shtoi se opozita duhet të kishte ngritur në këmbë për skandalin që ka prekur SHISH dhe duhet të kishte thirrur protesta. Ai theksoi se lideri i PD-së shërben si paterica e Edi Ramës dhe se nëse nuk do të ishte ai, kryeministri nuk do të qëndronte as edhe dy muaj në pushtet.

“Më thoni pak çfarë duhet të bëjë opozita sipas qytetarëve përveçse të reagojë fort.Të ngrejë në këmbë ndërkombëtarët dhe të thotë se shiko se çfarë po ndodh me Shqipërinë. U çua në parlament. Këtu të është kapur shefja e shërbimit duke iu shërbyer grupeve kriminale. Si ka mundësi që të ngresh protestë që të ngrejë në këmbë Shqipërinë. A ka kryeministër që qëndron pas këtyre skandaleve nëse nuk ka këtë lloj opozite. Të  drejtoja unë opozitën dhe të rrija kështu, të kalbëzohej shteti dhe të ikja për turizëm në Strasburg.  Sali Berisha është pengesa që Edi Rama sot të rrëzohet. Nëse ik dhe i hap rrugë ristrukturimit, Edi Rama nuk zgjaste më shumë se dy muaj.”, shtoi ai.

Po ndodh...

ide