Dyshohet se përdhunoi një shtetase dhe i vodhi paratë, shpallet në kërkim 43-vjeçari në Vlorë

Një 43-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një grua.
Sipas bluve të Vlorës, shtetasi me inicialet F. Y., më pas i ka vjedhur gruas një shumë parash. Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 26 shtator. Bëhet e ditur se policia ka nisur punën për lokalizimin dhe kapjen e 43-vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, me inicialet F.Y., pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një grua dhe më pas i ka vjedhur një shumë parash.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 26 shtator. Pas denoncimit dhe veprimeve të para hetimore, blutë e Vlorës kanë nisur punën për lokalizimin dhe kapjen e 43-vjeçarit.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e provave lidhur me rastin.
Po ndodh...
Rrethimi i Ramës dhe Berishës nga SPAK!
ide
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128