Belgjikë-Francë për kreun, Italia kërkon pikët ndaj Turqisë

Italia kërkon rikthimin pas humbjes 2-0 ndaj Belgjikës, ndërsa sonte sfidon Turqinë në transfertë. Të dyja skuadrat kanë nisur keq grupin dhe kanë nevojë për pikë për të mos krijuar diferencë me Belgjikën dhe Francën. Në Bruksel, Belgjika dhe Franca përballen në sfidën tjetër të grupit.
Pas disfatës ndaj Belgjikës, italia do të tentojë sonte rikthimin. Skuadra e Manchinit do të sfidojë turqinë në transfertë. Të dyja skuadrat e kanë nisur keq grupin, me Turqinë që u mund 1-0 nga Franca dhe Italinë që humbi 2-0 në shtëpi ndaj Belgjikës. Për këtë arsye, pikët janë të rëndësishme për të mos krijuar diferencë me dy skuadrat që aktualisht kryesojnë grupin.
Italia ka një avantazh të ndjeshëm në historikun e përballjeve. Turqia ende nuk e ka mposhtur Italinë në 16 përballjet e mëparshme mes tyre. ndërkaq, Roberto Mancini ka vendosur të mos marrë në Turqi dhjetë lojtarë.
Italia ka gjithashtu një mungesë të rëndësishme në sulm. Nicolo Zaniolo është larguar nga grumbullimi për shkak se nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi muskulor dhe nuk do të jetë në dispozicion as për ndeshjen e ardhshme ndaj Francës.
Turqia, ndërkohë, do të jetë pa disa prej emrave kryesorë. Hakan Çalhanolu dhe Kenan Yıldız mungojnë, ndërsa Orkun Kokçu ka pësuar një dëmtim në gishtin e madh të këmbës së djathtë dhe nuk do të jetë i gatshëm. Në portë mungon edhe Çakır, i pezulluar pas kartonit të kuq ndaj Francës.
Në sfidën tjetër të këtij grupi, Belgjika do të ndeshet me Francën. Fituesi i sfidës në Bruksel do të merrte një avantazh të rëndësishëm në garën e grupit, ndërsa një barazim do t’i mbante të dyja skuadrat në krye me nga katër pikë.
Franca ka fituar pesë takimet e fundit ndaj Belgjikës, përfshirë dy fitoret në edicionin e kaluar të Ligës së Kombeve. Belgjika nuk e ka mposhtur Francën në një ndeshje zyrtare që prej kualifikueseve të Botërorit të vitit 1981, kur fitoi 2-0 në Bruksel.
Në kampin francez, lajmi kryesor është mungesa e Kylian Mbappe. Kapiteni dhe sulmuesi i Real Madridit pësoi dëmtim në gjurin e majtë pas golit që i dha Francës fitoren ndaj Turqisë dhe ka lënë grumbullimin.
Franca do të jetë gjithashtu pa Ibrahima Konate, i cili u largua nga grumbullimi. Për belgët mungon Leandro Trossard, i cili vazhdon rikuperimin nga dëmtimi në thembër.
Në Grupin B2, Irlanda e Veriut përballet me Hungarinë. Në Grupin B4, Rumania luan me Bosnjë-Hercegovinën, ndërsa Suedia pret Poloninë.
Në Ligën C, Armenia përballet me Malin e Zi, ndërsa Letonia luan ndaj Qipros. Të gjitha këto sfidat do të luhen në orën 20:45
Po ndodh...
Rrethimi i Ramës dhe Berishës nga SPAK!
ide
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128