“Kërcënim ekzistencial”/ Berisha i tregon Europës pse po ikin shqiptarët, bën thirrje për ndihmë: Duhet ta shpëtoni kombin tonë

Shqipëria ndodhet përballë një kërcënimi ekzistencial, atë të shpopullimit. Me këto fjalë iu drejtua kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, sipas të cilit kjo do të ketë pasoja shumë të rënda.
Duke theksuar nevojën për një qëndrim ndërkombëtar, kreu demokrat theksoi se bazuar në të dhënat e Eurostat-it, nga çdo 1 mijë shqiptarë, 466 jetojnë në vendet e BE-së.
“Asnjë komb nuk mund dhe nuk duhet të jetë më krenar për diasporën e tij sesa kombi shqiptar. Diasporës i detyrohemi pothuajse mbijetesën tonë, liritë tona, si dhe një kontribut të jashtëzakonshëm në kulturën tonë. Por sot, për fat të keq, më duhet t’ju paraqes një tablo të tmerrshme, një efekt shkatërrues të emigracionit në vendin tim. Justin Gast, në një studim të kryer në 149 vende, ka arritur në përfundimin se emigracioni mund të shkaktojë një “rrjedhje demografike” dhe të ketë pasoja shumë të rënda. Në Shqipëri, kjo e ka vendosur kombin përballë një kërcënimi real ekzistencial. Aktualisht, në hapësirën e Bashkimit Evropian, sipas Eurostat-it, nga çdo 1 mijë shqiptarë, 466 jetojnë në vendet e BE-së. Imagjinoni se në çfarë gjendjeje ndodhemi. Kjo është tërësisht pasojë e narkoshtetit shqiptar, i cili është narkoshteti i vetëm në botë, por fatkeqësisht ende i panjohur dhe i pavlerësuar si i tillë nga Evropa. Shqipëria është eksportuesja e parë e kanabisit, ndërsa kartelet shqiptare të drogës janë transportuesit më të mëdhenj të kokainës në Evropë. Për ta përmbyllur, është jetike një qëndrim ndërkombëtar ndaj këtij narkoshteti, për të shpëtuar kombin”.
Po ndodh...
Rrethimi i Ramës dhe Berishës nga SPAK!
ide
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128