Aksident i rëndë në Peshkopi, dy automjete përplasen “kokë më kokë”, lëndohen disa persona

29 September 2026, 20:13 / AKTUALITET ALFA PRESS
Aksident i rëndë në Peshkopi, dy automjete përplasen

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Peshkopi, ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” në një kryqëzim.

Siç raporton JOQ, nga përplasja janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa disa persona kanë mbetur të plagosur lehtë.

Kalimtarë të rastit u kanë ardhur në ndihmë personave të lënduar, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë.

Gjithashtu, në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Po ndodh...

ide