12 gëzhoja në vendngjarje/ Zbardhet vrasja e Gjovalin Lazrit në Itali, çfarë zbuloi ekspertiza
Detaje të reja kanë dalë nga ekspertiza balistike për ngjarjen e rëndë në Baldissero d’Alba, në provincën e Cuneos, ku humbi jetën 36-vjeçari me origjinë shqiptare, Gjovalin Lazri.
Sipas rezultateve paraprake, të raportuara nga mediat italiane, të shtënat dyshohet se janë kryer nga një distancë më pak se 14 metra. Në vendngjarje janë gjetur 12 gëzhoja, të grumbulluara në një zonë të vetme të banesës.
Hetuesit po analizojnë pozicionin e gëzhojave, trajektoret e plumbave dhe pozicionet e personave në momentin e të shtënave. Në vend janë gjetur edhe tre elektrik dore, njëri prej tyre pranë trupit të Lazrit.
Sipas rindërtimit paraprak, Roberto Mollo, 35 vjeç, pronari i banesës, ishte zgjuar nga zhurmat jashtë dhe kishte dalë në ballkonin e katit të parë. Nga aty, sipas hipotezës së hetimit, ai ka qëlluar në drejtim të dritave të elektrikëve të personave që ndodheshin në pronë.
Një prej plumbave ka goditur Lazrin në qafë, duke i shkaktuar plagën fatale.
Ekspertiza balistike zgjati më shumë se pesë orë, ndërsa në vendngjarje u kryen edhe të shtëna provë dhe simulime për të përcaktuar trajektoret dhe distancën e të shtënave.
Prokuroria e Astit po vijon hetimet. Mollo është nën hetim për vrasje, ndërsa ai ka deklaruar se ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes. Hetuesit pritet të rikthehen në vendngjarje gjatë natës për të verifikuar kushtet e ndriçimit dhe shikimit në rrethana sa më të ngjashme me natën e ngjarjes.
Ngjarja ndodhi në orët e para të 20 shtatorit, pasi disa persona dyshohet se hynë në pronën e familjes Mollo. Pas të shtënave, 35-vjeçari telefonoi vetë numrin e emergjencës 112 dhe njoftoi autoritetet se kishte qëlluar një person.
LEXO EDHE:
Itali, 25-vjeçari shqiptar vritet nga pronari i banesës gjatë një tentative grabitjeje
EMRI/ Identifikohet shqiptari që u vra gjatë tentativës së grabitjes në Itali
Po ndodh...
Rrethimi i Ramës dhe Berishës nga SPAK!
ide
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128