Kaos në Francë, nxënësit dalin në protestë dhe bllokojnë shkollat, arrestohen 440 persona

Nxënës të shkollave të mesme në Francë kanë bllokuar dhjetëra institucione arsimore, ndërsa punonjës të sektorit publik kanë hyrë në grevë, në shenjë proteste kundër shkurtimeve të planifikuara buxhetore, disa muaj para zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.
Protestat zhvillohen shtatë muaj para zgjedhjeve dhe vetëm dy ditë përpara se qeveria të prezantojë projektbuxhetin për vitin 2027. Protestat e nxënësve janë intensifikuar ditët e fundit, kryesisht për shkak të klasave të mbipopulluara dhe mungesës së mësuesve.
Ministria franceze e Arsimit Kombëtar tha se më shumë se 330 shkolla të mesme ose pak më pak se një në dhjetë në vend, u prekën nga protestat. Ndërkohë, 440 persona janë arrestuar gjatë ditës në të gjithë vendin, sipas ministrit të Brendshëm, Laurent Nunez.
Në Lille, në veri të Francës, nxënës të maskuar u mblodhën jashtë Liceut Cesar Baggio dhe u vunë flakën kazanëve të mbeturinave. Gjithashtu në stacione autobusësh dhe tabela reklamuese u hodhën shishe, gurë shtrimi dhe objekte të tjera në drejtim të policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës.
Po ndodh...
ide
Kush nuk është i shantazhueshëm dhe kujt mund ti besojmë
Ligji u miratua, tani sprova e sovranitetit!
Kur humori bëhet alibi dhe një përgjigje Filip Çakulit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
