Shpërthim me lëndë plasëse në derën e lokalit në Durrës

30 September 2026, 09:32 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e lokalit

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në derën e një lokali në zonën e Fllakës në Durrës.

Nga burime policore konfirmohet se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

"Rreth orës 05:00, në Sektor Fllakë, në derën e lokalit në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve", thuhet në njoftimin e policisë.  

Po ndodh...

ide