I mori babait makinën pa leje, por u përfshi në aksident tragjik! 16-vjeçari humb jetën në Pezë, plagoset shoku 15-vjeçar
30 September 2026, 08:14 / AKTUALITET

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Pezë, ku një 16-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa shoku i tij 15-vjeçar ka mbetur i plagosur. Dy të miturit po udhëtonin me një automjet, kur 16-vjeçari, i cili ishte në drejtim të mjetit, ka humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.
Përplasja ka rezultuar fatale për 16-vjeçarin, ndërsa 15-vjeçari është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat paraprake mësohet se automjeti ishte marrë fshehurazi nga 16-vjeçari, pa dijeninë e të atit.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit tragjik.
Po ndodh...
Rrethimi i Ramës dhe Berishës nga SPAK!
Nga Ermal Peçi
ide
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
Nga Ermal Peçi
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
Nga Enver Robelli
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128