Rama para drejtësisë?/ Dashamir Shehi: Është marrë vesh me Berishën! Kush ka vjedhur t’i konfiskohen paratë!
Ish-deputeti Dashamir Shehi ka komentuar deklaratat e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, duke e cilësuar si zhvillim pozitiv faktin që ai po flet për çështje që lidhen me periudhën e tij në qeverisje.
I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, Shehi tha se Ahmetaj ka njohuri më të drejtpërdrejta për zhvillimet brenda qeverisë, pasi ka mbajtur për vite poste të larta drejtuese.
Sipas Shehit, pavarësisht motivit që mund të ketë pas deklaratave të Ahmetajt, informacionet e dhëna prej tij duhen marrë në konsideratë. Ai u shpreh gjithashtu se për personat që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme duhet të ketë konfiskim të pasurisë.
“Ai nuk ka thënë gjëra që nuk i dimë ne. Por bën mirë që t’i thotë. Ai është më i besueshëm se unë, se ka qenë atje. Ishte zv.kryeministër, ministër me vite. E konsideroj pozitive që ky njeri flet, bën pentiton. Flet, se flet nga inati, do të garantojë veten atje përmes kësaj deklarate, flet se ka reflektuar. Këtyre njerëzve duhet t’ua heqësh paratë. Po t’u heqësh paratë, nuk mund të blejnë më avokatë, e lobingje, media me mln. Merri paratë dhe shife. Po t’ua marrësh paratë këtyre njerëzve, liroji dhe nga burgu, se nuk hyjnë më në punë. Drejtësia shqiptare nuk më rri deri këtu sa të thërrasë Ramën. Nuk është në traditën ndërkombëtare. Shumë rrallë ka ndodhur. Rama dhe Berisha janë marrë vesh me njëri-tjetrin.”, tha Shehi.
Po ndodh...
Rrethimi i Ramës dhe Berishës nga SPAK!
ide
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128