FOTO: Ky është 28-vjeçari që shiste drogë nëpër shkollat e Tiranës, vijojnë kërkimet për 13 të tjerë

30 September 2026, 15:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

Prej fundjavës që lamë pas Policia e Shtetit po vijon punën me arrestimin e personave të implikuar në tregtimin e lëndëve narkotike nëpër shkollat e Tiranës. Ditën e sotme është vënë në pranga 28-vjeçari i identifikuar si Orges Ferazini, emri i të cilit renditej në mesin e 14 personave të shpallur në kërkim.

“Si rezultat i ndërhyrjes në ambientet e banesës në rrugën “Rreshit Petrela”, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë të dyshuarin, shtetasin O. F., 28 vjeç, banues në Tiranë.”, njoftoi ditën e sotme Policia e Tiranës.

Siç raportuam dhe ne mëngjesin e kësaj të mërkure, Ferazinit iu gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri (pistoleta) dhe municion luftarak, që i posedonte pa leje, 363 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë, të ndarë në 235 doza, dyshohet me qëllim shitjen, si dhe 1 peshore elektronike.

Siç mund ta shikoni dhe në foton e siguruar nga burimet, ky është Orges Ferazini, i cili në bashkëpunim me gati 52 persona, shpërndanin heroinë, kokainë dhe hashash nëpër 9-vjeçaret dhe gjimnazet e Tiranës.

Në seancën gjyqsore të mbajtur ditën e djeshme, Gjykata e Tiranës caktoi  arrest me burg për personat e përfshirë në ngjarje.

Konkretisht janë lënë prapa hekurave për tregtimin e kokainës dhe heroinës nëpër shkollat e Tiranës, shtetasit: Genti Jaupi, Endrit Balla, Eduart Oleff, Bledar Kasa, Erlind Vlashi, Denis Shoti, Armando Koçi, Ernest Hamollari, Janaq Nakuçi, Shpëtim Çiçiku, Engrid Hënaj, Enis Maliqaj, Franci Papajani, Klement Metallari, Ram Tafaj,Klajdi Malaj, Isuf Dine, Ferit Xhani, Bestar Malaj, Igli Avxhi, Arnold Lila, Sefer Allushi, Elton Tola, Arbias Prenga, Vilson Mete, Durim Matja, Eljado Prendaj, Armando Kuqi, Taulant Alstafa dhe Volf Ramadani.

Po ashtu dhe për Orges Ferazinin, blutë bëjnë me dije se Gjykata e Tiranës i ka caktuar në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të pastra”, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërsa po  vijojnë intensivisht kërkimet për lokalizimin dhe arrestimin e 13 personave të tjerë të cilët gjatë hetimeve të kryera rezultojnë se janë implikuar në shitjen e lëndëve narkotike pranë shkollave dhe gjimnazeve në kryeqytet.

Po ndodh...

ide