Autoritetet dhe banorët e Lurës bëhen bashkë, vijon puna intensivisht për shuarjen e zjarrit

Situata e zjarrit në Lurë të Dibrës vijon të jetë alarmante pasi raportohet se një pjesë e mirë e vendit është ende e prekur nga zjarri. Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes njofton se po vijon puna intensivisht për shuarjen totale të flakëve, ndërsa bëhet me dije se janë bërë të gjithë bashkë për të shpëtuar Lurën, duke nisur nga: Shërbimet zjarrfikëse, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Administrata e Zonave të Mbrojtura, Shërbimi Pyjor, Struktura Bashkiake, punonjës nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Prefektura e qarkut të Dibrës, si dhe vullnetarë, banorë të zonës.
Pavarësisht angazhimit të afro 200 forcave, përfshirë këtu personat e sipërpërmendur, bëhet me dije se gjithashtu vijon ndërhyrje dhe nga ajri. Raportohet se deri më tani janë realizuar 10 misione ajrore për të shuar flakët e për të mbrojtur jetën e qytetarëve si dhe natyrën.
Reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes:
Lufta me zjarret në Lurë vijon pa ndërprerje, edhe nga ajri.
Forcat në terren po punojnë intensivisht për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit, ndërsa ndërhyrja ajrore po vijon në zonat e prekura, për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për të mbrojtur territorin.
Rreth 220 forca dhe efektivë janë angazhuar në operacion, mes tyre:
• MZSH
• Forcat e Armatosura
• Policia e Shtetit
• Administrata e Zonave të Mbrojtura
• Shërbimi Pyjor
• Strukturat bashkiake
• Vullnetarë
• Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile
• Prefektura e Qarkut Dibër
Mbi 10 misione ajrore janë realizuar deri tani, me 2 avionë “Air Tractor”, të angazhuar mbi vatrat më problematike dhe për frenimin e përhapjes së zjarrit.
Një operacion i përbashkët, me qindra njerëz në terren dhe mbështetje nga ajri, për të vënë nën kontroll flakët dhe për të mbrojtur Lurën dhe pasurinë e saj natyrore.
Beteja vazhdon. Shqipëria nuk dorëzohet përballë zjarrit.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128