Pas dështimit të pazareve me Infantinon, rishfaqet sërish vëllai i dhëndrit të Trump, blen Los Angeles Lakers për shifrën rekord
Los Angeles Lakers janë zyrtarisht klubi sportiv më i shtrenjtë në historinë e njerëzimit, pasi është arritur marrëveshja rekord për shitjen e tyre për shifrën marramendëse prej 12.5 miliardë dollarësh. Sipas raportimeve të ESPN, investitorët Josh Kushner dhe Bob Iger do të blejnë kontrollin e skuadrës ikonike nga sipërmarrësi Mark Walter, i cili vetëm një vit më parë kishte marrë drejtimin e klubit nga familja Buss pas një pronësie prej 45 vitesh.
Nga planet e dështuara me FIFA-n te goditja e madhe në NBA
Emri i investitorit amerikan Joshua Kushner, i cili pak kohë më parë ishte në qendër të vëmendjes ndërkombëtare për shkak të raportimeve se ai dhe fondi i tij po synonin një marrëveshje shumë miliardë dollarëshe për të blerë një pjesë të të drejtave komerciale të Kampionatit Botëror të futbollit në bashkëpunim me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, ka bërë kthesën e madhe. Pasi tentativa e atëhershme nuk u finalizua, Kushner së bashku me legjendën e mediave Bob Iger vendosën të hidhnin sytë te basketbolli amerikan. Edhe pse fillimisht u përfolën për interesim rreth krijimit ose blerjes së një skuadre të re në Las Vegas, ata përfituan nga situata aktuale e Mark Walter për të mbyllur transaksionin e shekullit me Lakers.
Profili i blerësve të rinj dhe shifrat marramendëse
Edhe pse ky transaksion pret ende miratimin zyrtar nga asambleja e pronarëve të NBA, ky hap konsiderohet thjesht një formalitet burokratik. Me këtë shifër të re, Lakers thyejnë përsëri rekordin e tyre të vendosur një vit më parë, kur u vlerësuar për herë të parë me mbi 10 miliardë dollarë.
Pronarët e rinj sjellin një fuqi të jashtëzakonshme financiare dhe strategjike
Josh Kushner (41 vjeç): Themeluesi i fondit të investimeve Thrive Capital (që kontrollon asete me vlerë mbi 60 miliardë dollarë), me një pasuri personale prej 5.2 miliardë dollarësh sipas Forbes dhe njëkohësisht vëllai i dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump.
Bob Iger (75 vjeç): Shefi ekzekutiv historik i Disney, njeriu që e shndërroi gjigantin e argëtimit në një superfuqi botërore përmes blerjeve legjendare si Pixar, Marvel, Lucasfilm dhe Fox, i cili punon ngushtë me Kushner që prej vitit 2022.
E ardhmja dhe identiteti i klubit
Pavarësisht ndryshimit të pronësisë, identiteti i klubit nuk do të shkëputet menjëherë nga rrënjët e tij. Jeanie Buss do të vazhdojë të mbajë rolin e saj zyrtar si drejtuese (Governor) deri në vitin 2030, në përputhje me akordin e mëparshëm të vendosur në momentin e kalimit të skuadrës te Mark Walter.
Synimi kryesor i dyshes Kushner-Iger është ta ngrenë edhe më lart markën e Lakers në arenën ndërkombëtare, duke ndërthurur sukseset legjendare në parket me shkëlqimin e përjetshëm të Hollywood-it, për ta mbajtur përgjithmonë skuadrën në majën e sportit botëror.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128