Gjobë 20 mijë euro nga KQZ-ja, rebelohen aleatët e Berishës: Faturën ta paguajë PD, është faji i tyre!

12 August 2026, 16:19 / POLITIKË ALFA PRESS

Një prej aleatëve të Berishës, Partia “Bashkimi Liberal Demokrat” ka refuzuar gjobën e vendosur nga KQZ-ja, një shumë prej 20 mijë euro, me argumentimin se pagesa të tilla duhet të kryhen nga koaliconi PD-ASHM dhe jo nga partitë përbërëse.

BLD mësohet se ka bërë gati ankesën për në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve, përmes së cilës refuzojnë të paguajnë shumën e majme, sipas dokumentit të siguruar nga burimet. Në ankesën e saj, BLD argumenton se barra financiare duhet të bie mbi koalicionin, referuar këtu PD-ASHM dhe jo partive përbërëse të saj, siç janë vetë ata.

Ankesa e BLD-së: 

  
Siç kemi raportuar dhe më parë, pas mbylljes së procesit të auditimit, KQZ konstatoi shkelje me fondet e marra për zgjedhjet e 11 majit, ndaj vendosi të gjobiste 20 subjekte politike, mes tyre dhe Partinë “Bashkimi Liberal Demokrat”.

“Mosdorëzimi i raportit financiar: Katër subjekte politike (BLD, P.R.V.SH, AAK, PBPPSH) nuk kanë dorëzuar asnjë dokumentacion justifikues ligjor për financat e tyre, duke u përballur me propozim për gjobë nga 100,000 deri në 200,000 lekë” njoftoi KQZ në fundin e muajit maj.

Po ndodh...