Sharje, shtyrje e lagje me ujë, Kuvendi i Kosovës zhytet në kaos për seancën konstituive

Kuvendi i Kosovës u zhyt në kaos këtë të mërkurë, ku përplasjet mes opozitës dhe Vetëvendosjes për seancën konstituive u përshkallëzuan.
Deputetët e PDK dhe AAK kërkuan që kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ta thërrasë vazhdimin e saj, pavarësisht se ka kaluar afati kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e cila u pengua nga PDK të mbante konferencë, tha se seancë do të ketë, por duhet marrëveshje politike.
Gjatë përplasjeve në sallën e Kuvendit, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, e shtyu me duar deputetin e LVV, Adnan Rrustemi, ndërsa Ardian Gola i LVV-së ndërhyri mes tyre. Ky i fundit është larguar me ujë nga disa deputetë të tjerë.
Në një incident tjetër, deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, u pa duke e shtyrë deputeten e LVV-së, Arbërie Nagavci.
Bytyqi dhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, hodhën edhe letra dhe ujë në drejtim të saj. Përplasje pati mes deputetëve të PDK dhe ministres në detyrë të drejtësisë, Donika Gërvalla.
Deputetët e opozitës e rrethuan atë, mes thirrjeve të tilla si ‘’Thirrni seancën’’ apo “Ke shkelur mbi gjakun e UÇK-së”, ndërsa ministrja në detyrë u kërkoi që të merrnin pjesë në takimet e thirrura nga Vetëvendosje. -efekte-
Seanca konstituive nisi më 6 gusht, por deputetët nuk arritën ta përfundonin zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve. Për deputetët e PDK dhe AAK kjo përbën shkelje të rendit kushtetues. (A2 Televizion)
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128