“Ju dogjët teserën!”/ Rama përplaset ashpër me Zotkajn për Poliçanin: Paturpësi, po shkrini bashkinë që ju votoi
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj, janë përfshirë në një debat gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura, ku mësohet se kryeministri ka vendosur që kryebashkiaku të largohet nga takimi që në nisje të tij.
Burime për mediat, bëjnë me dije se mbledhja ka nisur me rastin e Bashkisë së Poliçanit
Sipas burimeve, Rama i është drejtuar Zotkajt duke i thënë: “Ju nuk duhet të jeni në takim sepse bëtë aktin e paturpshëm dhe dogjët teserën e PS”.
Kryebashkiaku i Poliçanit i është përgjigjur kryeministrit duke e kundërshtuar vendimin për shkrirjen e bashkisë. “Nëse ka një akt paturpësie është ajo që keni bërë ju dhe PS që shkrini një bashki që ju ka votuar për 25 vjet”, mësohet t’i ketë thënë Zotkaj Ramës.
Pas debatit, Adriatik Zotkaj është larguar nga mbledhja që në fillim të saj. Qëndrimi i tij kundër shkrirjes së Bashkisë së Poliçanit ka qenë i njohur edhe më herët, ndërsa kryebashkiaku ka mbështetur publikisht banorët që kundërshtojnë këtë vendim.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128