VIDEO/ Nis eklipsi diellor, qielli dhuron pamje magjepsëse
Një nga fenomenet më spektakolare astronomike ka nisur të shfaqet në qiell, me momentet e para të eklipsit të plotë diellor që janë vërejtur në Rusi.
Gjatë orëve në vijim, hija e Hënës do të përshkojë me shpejtësi zona të mëdha të Arktikut, duke vazhduar drejt Grenlandës. Më pas, fenomeni do të jetë i dukshëm edhe në pjesë të Islandës dhe Spanjës, duke krijuar një spektakël të veçantë për vëzhguesit në këto rajone.
Edhe Shqiperia do të jetë në zonën ku ky fenomen astronomik mund të vërehet. Megjithatë, nga territori i Kosovës nuk do të shihet eklips i plotë. Banorët do të mund të shohin vetëm një eklips të pjesshëm diellor, gjatë të cilit Hëna do të kalojë përpara Diellit dhe do të mbulojë vetëm një pjesë të sipërfaqes së tij.
Pamja nga Kosova pritet të jetë veçanërisht interesante për shkak të kohës kur do të ndodhë fenomeni. Eklipsi do të shfaqet shumë pranë momentit të perëndimit të Diellit, ndaj kushtet e vëzhgimit do të varen edhe nga pozicioni dhe qartësia e horizontit.
Për këtë arsye, personat që dëshirojnë ta ndjekin eklipsin nga Kosova këshillohen të zgjedhin një vend me pamje sa më të hapur drejt horizontit perëndimor. Një zonë më e ngritur mund të ofrojë kushte më të mira për vëzhgim, veçanërisht nëse ndërtesat, kodrat apo objektet e tjera pengojnë pamjen drejt perëndimit.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128