E trishtë/ Gjendet i pajetë ish-futbollisti shqiptar që bëri jehonë në Beograd ndaj Partizanit
Lajmi i hidhur për futbollin shqiptar.
Ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare ish futbollisti shqiptar Agim Bubeqi që bëri jehonë me Flamurtarin e Vlorës në vitin 1987 duke eliminuar Partizanin e Beogradit.
Ish-sulmuesi i njohur i viteve 80-ta, pjesë e Flamurtarit që shkroi historinë e futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare, është gjetur i pajetë në banesën e tij këtë të mërkurë.
Duhet kujtuar se Bubeqi ka qenë titullarë si në Vlorë (16 shtator) në fitoren me rezultat 2:0 ndaj Partizanit, si dhe në Beograd kur humbën 2:1 (30 shtator).
Flamurtari e kishte eliminuar Partizanin nga garat e Kupës UEFA.
Klubi i Flamurtarit ka bërë një postim me mesazh ngushëllimi për ikonën e futbollit:
“Flamurtari F.C. shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Agim Bubeqit, ish-futbollistit të viteve të arta të klubit tonë.
Kontributi dhe emri i tij do të mbeten pjesë e historisë dhe kujtesës së familjes kuqezi.
Ngushëllime të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe gjithë komunitetit sportiv”.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128