Forcat speciale në mes të Lungomares, RENEA rrethon pallatin! Dyshohet për të kërkuar

12 August 2026, 22:20 / AKTUALITET ALFA PRESS
Forcat speciale në mes të Lungomares, RENEA rrethon pallatin!

Një operacion i befasishëm i forcave speciale RENEA ka tronditur mbrëmjen e kësaj të mërkure zonën e Lungomares në Vlorë, duke shkaktuar panik dhe alarm mes qytetarëve e turistëve që ndodheshin në një prej zonave më të frekuentuara të qytetit.

Forca të shumta policie, të armatosura dhe me maska, kanë zbarkuar në orët e vona të mbrëmjes në hyrje të shëtitores së Lungomares duke rrethuar një pallat të madh në këtë zonë.

Sipas informacioneve paraprake, efektivët kanë hyrë në ambientet e pallatit në kuadër të një aksioni policor, ndërsa dyshohet se operacioni lidhet me kapjen dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë praninë e një numri të konsiderueshëm efektivësh të armatosur, të cilët kanë marrë pozicione rreth zonës dhe më pas janë futur në ambientet e pallatit.

Teksa operacioni është duke vijuar, ende nuk ka një njoftim të plotë zyrtar mbi identitetin e personave të kërkuar apo detajet e aksionit. Pritet që në vijim policia të japë më shumë informacione.

Po ndodh...