Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe alternime vranësirash, parashikimi i motit për këtë të Enjte

13 August 2026, 08:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash më të theksuara në lindje e jug.

Reshjet e shiut parashikohen lokale dhe me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa në lindje e veri priten shtrëngata afatshkurtra të izoluara, përqendruar relieveve kodrinore-malore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.

 

Po ndodh...