Vlahovic kthen faqe, eliminon çdo gjurmë të Juventusit nga rrjetet sociale pas largimit

13 August 2026, 11:27 / SPORT ALFA PRESS

Dusan Vlahovic kalon nga një klub bardhezi në tjetrit, por dëshira e sulmuesit serb duket se është ajo që ta mbyllë përfundimisht me të kaluarën.

Pasi pranoi të nënshkruajë një kontratë 3 vjeçare me Besiktas me një pagë prej 10 milionë euro në sezon plus 10 milionë euro të tjerë si bonus për firmën, mbrëmjen e së mërkurës, Vlahovic mbërriti në Aeroportin Ataturk të Stambollit ku u prit nga një numër i madh tifozësh dhe këtë të enjte ai do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të hedhë firmën në kontratë.

Por përpara këtyre procedurave, sulmuesi serb deshi të kthejë faqe nga gjithçka. Në fakt futbollisti 26 vjeçar fshiu çdo gjurmë të së kaluarës nga profili i tij në rrjetet sociale dhe kështu Dusan Vlahovic është gati për aventurën e tij të re dhe dëshiron të lërë Juventusin pas krahëve.

Po ndodh...