Arsyeja pse Sali Berisha kërkon ta shuajë Protestën, duke e "mbështetur" atë!
Nga Adrian Sulo
Nëse sheh faqen zyrtare të Sali Berishës, të krijohet përshtypja se është ai dhe vetëm ai organizatori i protestës. Natyrisht kjo s'është aspak e vërtetë, sepse bulevardi oshëtin nga thirrjet "Rama Burg -Berisha Burg", e madje tek emri i dytë protestuesit e trashin edhe më shumë zërin.
Që Edi Rama e Sali Berisha janë bashkë, kjo tashmë dihet nga shumica e Shqipëtarëve. Nëse ti që po e lexon je skeptik ose s'do t'a kuptosh arsyen se pse janë së bashku, po të kujtoj se i bashkojnë zullumet dhe lufta kundër drejtësisë së re. SPAK edhe pse djabolik, së fundmi i ka trembur dhe i ka bërë bashkë, për të ruajtur familjet e tyre. Shkëlzeni e Argita janë pikat e dobëta të doktorit. Po ashtu vëllai Olsi Rama dhe gruaja e tij e fundit, janë pikat e dobëta të Ramës.
Gjithë Tirana madje zjen, se janë edhe ortakë në projekte të përbashkëta biznesi.
Sali Berisha e dinte rezultatin e zgjedhjeve të fundit, por ai ja la fushën bosh. Edi Rama ishte garanti për një tranzicion të butë dhe "i besuari" i ndërkombëtarëve...E ç'i duhet sot pushteti Berishës?! Shumë syresh në PD madje luten që ai të vdesë, sepse e falimentoi selinë blu.
Ndihma e fundit që po i jep Ramës është "mbështetja" që ai i jep protestës. Kjo e unifikon elektoratin e Rilindjes dhe ai e di fare mirë këtë.
Sali Berisha është e vetmja patericë që i ka kbetur Edi Ramës. Berisha është pasqyra ku Edi Rama duket i bukur!
Më besoni që nuk ka më shumë se 10-15 përkrahës të Berishës në protestë. Dallohen lehtësisht sepse në vend të "Rama Burg -Berisha Burg", belbëzojnë "Rama Burg -Belina Burg".
Më besoni që edhe nëse do ketë pamundësi për të dalë nga banesa, (shëndeti ose dënimi), ai vulën do ja lërë Argita Malltezit dhe askujt tjetër...ndoshta vetëm Flamur Nokës, por kjo nuk i ndryshon gjërat.
Berisha do bëjë çdo gjë për të mbrojtur familjen e tij....nuk e gjykoj...edhe unë do e bëja ....por kjo s'më pengon ti shoh gjërat qartë. Ai është fotokopje e Edi Ramës. Jo më kot protestuesit brohorasin "Opozitë e Shitur".
Rama Burg!/ Berisha Burgggg!
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
Shenjat e një ndryshimi të padukshëm: Çarjet që po transformojnë Shqipërinë
Guximi është frika që zgjat një minutë më shumë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128