Mbyllet tubimi i 126-të kundër Kastës polittike, protestuesit: Nesër më shumë
3 October 2026, 22:10 / POLITIKË
Është mbyllur protesta e 126 kundër qeverisë dhe Kastës politike sot më 3 tetor.
Protestuesit e nisën protestën nga Sheshi Skënderbej, më pas bënë thirrje kundër qeverisë pranë Kryeministrisë. Më tej, marshuan në rrugët e Tiranës, ku bënë thirrje për rrëzimin e qeverisë aktuale, që e cilësojnë si regjim.
U bënë thirrje kundër mazhorancës, që e akuzojnë për korrupsion dhe për lidhje me krimin e organizuar.
Protestuesit thanë se skandalet nuk kanë të sosur të qeveritarëve dhe se ajo nuk është më legjitime.
Në fund të protestës, tubimi u mbyll me këngë patriotike, duke bërë thirrje që nesër të ketë më shumë njerëz në shesh. Po ashtu, u la që të ketë një protestë të madhe më 13 tetor përpara Ministrisë së Arsimit.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
Nga Lindita Çela
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
