Policia “blindon” Vlorën, kontrolle të shtuara ndaj makinave me xhama të zinj dhe personave në kërkim

3 October 2026, 20:58 / AKTUALITET ALFA PRESS

Policia “blindon” Vlorën, kontrolle të shtuara ndaj

Policia ka shtuar kontrollet në disa prej akseve kryesore të qytetit të Vlorës, në kuadër të masave të marra për garantimin e sigurisë gjatë fundjavës.

Një nga pikat e kontrollit është vendosur në rrethrrotullimin e Transballkanikes, ku efektivët ndalojnë automjete dhe kryejnë verifikime ndaj drejtuesve dhe pasagjerëve.

Në fokus të kontrolleve janë veçanërisht automjetet me xhama të zinj, ndërsa Policia po verifikon edhe identitetin e personave që udhëtojnë në to, me qëllim evidentimin e personave në kërkim apo të rasteve të posedimit të paligjshëm të armëve.

Kontrolle të ngjashme po zhvillohen edhe në pika të tjera të Vlorës, me praninë e shtuar të efektivëve në rrugët kryesore të qytetit.

Masat synojnë parandalimin e veprimtarive të paligjshme, kapjen e personave të kërkuar dhe rritjen e sigurisë publike gjatë fundjavës. 

Po ndodh...