Pritja e Ambasadës Amerikane për Eric Wendt, kush janë të ftuarit dhe kush mungoi në eventin e zhvilluar në Tiranë

2 October 2026, 19:17 / POLITIKË ALFA PRESS
Pritja e Ambasadës Amerikane për Eric Wendt, kush janë të

Nën masa të forta sigurie në ambientet e një hoteli në ish-bllok Ambasada Amerikane zhvilloi pritjen e mirëseërdhjes të ambasadorit Eric Wendt.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raporton se ishin të ftuar rreth 130 persona, mes tyre edhe Presidenti Republikës, Bajram Begaj.

Të ftuar nuk ishin vetëm politikanë nga të dyja krahët, por edhe zyrtarë të tjerë të shtetit shqiptar, ministra, drejtues të organëve të drejtësisë, përfshirë nga fusha të tjera bashkë me ata të konsideruar si miq të Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Siç edhe e paralajmëroi vetë disa ditë më parë, nuk kishte ftesë për këtë pritje kryetari i PD, Sali Berisha.

Por në pritje u filmuan duke hyrë Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të PD, me kolegun deputet Oerd Bylykbashi.

Ftesë kishte marrë edhe Taulant Balla kreu i grupit parlamentar socialist, i cili mori pjesë.

Të ftuar ishin edhe ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali bashkë Bledi Çuçin, kryetar i komisionit parlamentar për çështjet e brendshme dhe mbrojtjen.

Pas tyre mbërriti edhe ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, i cili ishte një nga titullarët e parë që u takua me Wendt, pas mbërritjes në Tiranë disa ditë më parë.

Me kalimin e minutave në takim vijojnë të vijnë figura të njohura të institucioneve publike. Të fundit që kanë mbërritur janë ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, ministri i Kulturës, Blendi Gonxhe, ai i Drejtësisë, Toni Gogu dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Ka të ftuar edhe nga komunitetet fetare, ku para pak minutash ka ardhur Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi.

Të ftuarit në pritjen për ambasadorin e ri, Eric Wendt:
Presidenti Bajram Begaj
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja
Ministri i Punëve të Jashtme Ferit Hoxha
Ministri i Drejtësisë Toni Gogu
Ministri i Infrastrukturës Enea Karakaçi
Ministrja e Shëndetësisë Klodiana Spahiu
Ministri i Brendshëm Ervin Demo
Kreu i SPAK Klodian Braho
Kryepolici Skënder Hita
Prokurori Altin Dumani
Kreu i KLP, Mirela Bogdani
Deputetë të PD-së Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Edi Paloka, Belind Këlliçi, Agron Shehaj
Deputeti Fatmir Mediu
Kreu i BKH, Joni Keta
Vladimir Mara
Sofian Jaupaj
Elisa Spiropali
Ambasadorë të BE-së
Dom Gjergj Meta
Zv.ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë Megi Fino
Eriona Ismaili

 

Po ndodh...