Liqeni i Fierzës drejt niveleve kritike, niveli i ujit zbret në 266.95 metra

2 October 2026, 15:15 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Liqeni i Fierzës drejt niveleve kritike, niveli i ujit zbret në 266.95

Niveli i ujit në liqenin e Fierzës vijon të ulet, duke arritur në kuotën 266.95 metra mbi nivelin e detit. Rënia e rezervës ujore po shton shqetësimin për prodhimin e energjisë elektrike në HEC-in e Fierzës.

Për hidrocentralin e Fierzës, kuota 240–242 metra mbi nivelin e detit konsiderohet niveli kritik, i njohur edhe si “pika e vdekjes”, ku shfrytëzimi i rezervës ujore për prodhimin e energjisë bëhet shumë i kufizuar.

Aktualisht, HEC-i i Fierzës prodhon rreth 140 MW, ndërsa nga katër agregatet e hidrocentralit janë në funksion vetëm dy.

Rënia e nivelit të ujit lidhet kryesisht me mungesën e reshjeve gjatë muajve të verës dhe përdorimin e rezervës ujore për prodhimin e energjisë elektrike.

Nga niveli maksimal prej rreth 296 metrash, liqeni i Fierzës ka zbritur në 266.95 metra, duke humbur rreth 29 metra nga niveli maksimal.

 

Po ndodh...