Maran para Finlandë-Shqipëri: Janë dy skuadra të organizuara, duhet të japim më shumë se 100%

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, doli në konferencën zyrtare për shtyp në stadiumin e Helsinkit, ku Shqipëria do të përballet me Finlandën. Në prag të kësaj sfide, tekniku italian foli për karakteristikat e kundërshtarit, duke e cilësuar atë një skuadër të organizuar dhe të vështirë për t’u përballur. Maran u ndal gjithashtu te kontributi që pret nga futbollistët e tij dhe te rëndësia e angazhimit maksimal në fushë.
Maran theksoi se Kombëtarja ka nevojë për përkushtimin maksimal të të gjithë lojtarëve për të qenë konkurruese. Ndërkohë, për sa i përket Mitajt dhe Pilos, trajneri sqaroi se ata kanë karakteristika dhe role të ndryshme, por mund të plotësojnë njëri-tjetrin në fushë.
"Finlanda është skuadër e ashpër që të përballesh me të. Ka të bëj dhe pozicionimi për të bllokuar lojtarët në fushë.
E rëndësishme është shërbimi që mund të marrim nga lojtarët. Që ne të jemi kompetitiv, duhet të shtyjmë pak më tepër dhe që lojtarët të japin më shumë se 100% i tyre.
Sabah Kerjota? Kam grumbulluar disa lojtarë ekstra sepse ishin shumë ndeshje. Nuk ishte momenti për t’iu bashkuar ende me ekipin, por në të ardhmen do të kenë mundësitë e tyre”, tha Maran.
Po ndodh...
Gjesti që zbuloi vogëlsinë e një kryeministri banal
ide
Kur heshtjes i vishet toga
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
