Ndërhyn deputeti i PD/ Braçe sulmon protestuesit te Kuvendi, qytetarët e Memaliajt e marrin para: O hajdut, ik o hajdut

2 October 2026, 12:46 / POLITIKË ALFA PRESS

Ndërhyn deputeti i PD/ Braçe sulmon protestuesit te Kuvendi,

Është shoqëruar me tensione protesta e sotme e mbajtur para Kryesisë së Kuvendit, ku thuhet se qytetarët e Memaliajt janë përplasur me deputetin socialist Erion Braçe, të cilit i kanë hedhur ujë dhe e kanë shtyrë duke kërkuar që të largohet.

“Hajdut, o hajdut, ik!” dëgjohen qytetarët duke iu drejtuar deputetit.

Tensionet mes tyre lindën në momentin kur Braçe u pa duke kaluar para Kryesisë së Kuvendit, ndonëse ishte e qartë se aty po zhvillohej një protestë. Me të parë deputetin, qytetarët i janë “sulur” duke e shtyrë atë, ndërsa raportohet se dhe i kanë hedhur shishe uji. Ndërkohë që mes protestuesve dhe protestuesve ka ndërhyrë deputeti i PD i qarkut Gjirokastër, Tritan Shehu.

Pritet që në vijim të kemi dhe një reagim nga vetë Braçe, që të japë versionin e tij për ngjarjen, ashtu siç shpjegon zakonisht përmes video-mesazheve të ndara në rrjet.

 

 

Po ndodh...