Zjarri në malin e Manatisë vijon aktiv, pritet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve

Zjarri në malin e Manatisë në Lezhës vijon të jetë aktiv, por jo në përmasat e mbrëmjes së shkuar. Ditën e sotme pritet që të ndërhyhet nga ajri për shuarjen e flakëve, ndërsa vatra e zjarrit në Gramëz të Krujës që zbriti deri në aksin Thumanë-Kashar është shuar plotësisht. Mbrëmja e së enjtes ishte e vështirë për banorët e fshatit Piraj në Lezhë, ku zjarri u përhap me shpejtësi.
Pas rreth 5 orësh përpjekje, flakët u vunë nën kontroll.
Nga zjarri u shkrumbuan dy banesa të braktisura dhe një kasolle bagëtish, ndërsa u dëmtuan sipërfaqe të mëdha me pemë dhe linja hekurudhore.
Vatra zjarri u raportuan edhe në Galush dhe Gjevurë të Peqinit, pranë vend-depozitimeve të mbetjeve të bashkive Bulqizë dhe Klos, si dhe në afërsi të kodrave të Parkut Arkeologjik të Apolonisë në Fier./
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
ide
Kur humori bëhet alibi dhe një përgjigje Filip Çakulit
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
