Mandami: Botërori i 2026-ës gjeneroi dy miliardë dollarë për ekonominë e Nju Jorkut

Kampionati Botëror i futbollit i këtij viti gjeneroi një ndikim ekonomik prej rreth 2 miliardë dollarësh për qytetin e Nju Jorkut, sipas një analize paraprake nga kryebashkiaku Zohran Mamdani.
Sipas të dhënave, aktivitetet e lidhura me turneun krijuan më shumë se 12 mijë vende pune, ndërsa sektorët që përfituan më shumë ishin gastronomia, hoteleria dhe tregtia me pakicë.
Shpenzimet direkte të vizitorëve dhe kostot operative të zhvillimit të ndeshjeve në Nju Jork arritën në rreth 1.3 miliardë dollarë.
Në të gjithë zonën metropolitane të Nju Jorkut dhe Nju Xhersit, ndikimi ekonomik i tetë ndeshjeve të zhvilluara në stadiumin MetLife arriti në rreth 3.5 miliardë dollarë.
Nju Jorku përfitoi rreth 56% të aktivitetit ekonomik total të rajonit. Fluksi i tifozëve ndikoi edhe te bizneset locale.
Trafiku në baret sportive të qytetit u rrit me 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas analizës së organizatës së turizmit NYC Tourism + Conventions, gjatë Botërorit shpenzimet me karta ndërkombëtare Visa u rritën me 12% në Manhattan, 19% në Brooklyn dhe 6% në Queens.
Ndërkohë, niveli i zënies së hoteleve u rrit me 6% si në Staten Island, ashtu edhe në Bronx.
Mamdani tha se organizatorët synuan që përfitimet ekonomike të turneut të mos kufizoheshin vetëm te stadiumet, por të shkonin edhe te bizneset dhe punonjësit vendas, përfshirë dyqanet ushqimore, taksitë, restorantet dhe shërbimet e tjera.
Po ndodh...
ide
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
