Misteri i pamjeve intime me vajzat VIP: Si dolën nga studioja e Adrian Hilës dhe përfunduan në rrjet?

30 September 2026, 22:38 / AKTUALITET ALFA PRESS
Misteri i pamjeve intime me vajzat VIP: Si dolën nga studioja e Adrian

Mbrëmjen e kësaj të mërkure një nga temat për të cilat është diskutuar më së shumti është skandali i orëve të fundit, ku në rrjetet sociale kanë qarkulluar me shpejtësi materiale me përmbajtje seksuale, në të cilat shfaqen vajza të njohura të ekranit dhe kompozitori Adrian Hila.

Sipas të dhënave të bëra publike deri më tani, dyshohet se pamjet janë marrë nga kamerat e vendosura në studion e kompozitorit dhe më pas janë shpërndarë në internet. Një nga pistat që po hetohet është mundësia që kamerat e sigurisë të jenë hakuar online, për shkak se dyshohet se kanë qenë të lidhura me internetin përmes rrjetit Wi-Fi.

Ka qenë gazetarja Glidona Daci ajo e cila ka bërë të ditur këto detaje. E ftuar në emisionin “Opinion”, ajo ka treguar se disa prej pamjeve datojnë në fillim të vitit 2025 dhe më pas janë publikuar në disa faqe interneti me përmbajtje pornografike.

Deri në këto momente, policia dyshohet se ka identifikuar tetë materiale filmike, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar mënyrën se si pamjet janë nxjerrë nga sistemi i kamerave dhe më pas janë shpërndarë online.

“Hakërimi i kamerës së sigurisë. Hakërimi dyshohet të jetë bërë online. Dyshohet se kamerat të funksionojnë përmes Wi-Fi, të lidhura me internetin, dhe prandaj mendohet të ketë qenë më e lehtë për të kryer hakërimin.

Kallëzim nuk ka deri në këto momente nga personat e dëmtuar. Disa nga pamjet filmike janë në fillim të muajit 2025 dhe janë upload-uar në disa sajte të ndryshme pornografike, 3-4 sajte pornografike. Policia ka arritur të identifikojë deri tani 8 materiale filmike. Nesër do të merren edhe deklarimet e personave konkretë, do të thirren për të dhënë deklaratat e tyre, nëse kanë pasur dijeni për filmimet, pamjet, për gjithçka tjetër që mund të ketë ndodhur”, tha ajo, ndërkohë që dyshohet se hakërimi i kamerave të sigurisë të jetë bërë 23 muaj më parë.

Po ndodh...

ide