“PD humbi një moment të artë”/ Arbër Hitaj: Berisha bëri gabim taktik, e atakoi në fillim protestën ndërsa më vonë…

1 October 2026, 21:59 / POLITIKË ALFA PRESS
“PD humbi një moment të artë”/ Arbër Hitaj:

Emisioni “Prime News24” në News24 është shoqëruar mbrëmjen e sotme me diskutime dhe debate mbi protestën qytetare dhe vijimësinë e saj.

I ftuar në studio, analisti Arbër Hitaj u shpreh se Partia Demokrati duhet të ishte në ballë të protestës, por këtë mundësi e humbi që në fillim pasi ishte vetë Berisha që e anatemoi atë.

Hitaj e cilësoi si një “gabim taktik” qëndrimin fillestar të Sali Berishës ndaj protestuesve, të cilët në javët e para, sipas tij, u akuzuan si persona të futur nga Partia Socialiste.

 

‘PD humbi një moment shumë të artë, duhet të ishte në ballë të protestës,. Ishte gabim taktik që zoti Berisha e anatemoi në dy javët e parë tha që janë njerëz të future nga PS. Ishte një gabim taktik edhe pse u rregullua pas dy javësh. Por u humb momenti. Atë monopol që ka pasur PD me atë aksion opozitar, duket sikur e kanë eklipsuar. Ajo që mungoi. Unë mendoj që jemi në një udhëkryq shumë të madh që po kalon vendi. Po përballemi me një numër të lartë skandalesh që sapo vjen po rëndohet. Janë çështja e KAYO, Ron Yeffet, Sani Saniloviç, konsulli shqiptar në Izrael që flitet se do merret me furnizimin me barna në të gjitha spitalet e Shqipërisë. Ndodhi edhe pjesa e SHISH…të gjitha këto janë skandale të mëdha”, tha ai.

 

Po ndodh...

ide