“Fajtor është ai që i ka publikuar”/ Videot intime të personave publikë, Aldor Nini: Deri tani viktima janë personat që shfaqen në regjistrime

1 October 2026, 20:51 / AKTUALITET ALFA PRESS
“Fajtor është ai që i ka publikuar”/ Videot intime

Aldor Nini, drejtuesi i kompanisë “Acromax Media”, i ftuar në studion e “Breaking” në “Top News”, ka reaguar mbi publikimin e videove intime ku janë të përfshirë persona publikë.

Nini theksoi se, deri në momentin kur një nga personat që shfaqen në video nuk denoncon personin që ka kryer regjistrimet, të gjithë mbeten viktima dhe se fajtor është ai që i ka publikuar videot.

“Këtu duhet të dallojmë nëse po regjistrohet apo po transmetohet, sepse aty nis edhe pjesa e paligjshme”, u shpreh Nini.

“Çfarë ka ndodhur është shumë e thjeshtë. Aktualisht kemi dëgjuar versione dhe pohime të ndryshme. Skena filmash që gocat kanë qenë pa dëshirën e tyre, se kanë qenë pa pozicion apo kanë pasur dëshirë të merrnin pjesë në një festival.

Që janë të gjitha të jashtëligjshme, edhe nëse ato bëhen në një emision televiziv, sepse derisa dikush të dalë dhe të thotë: ‘Unë kam qenë atje kundër dëshirës time’, ne do të prezumojmë pafajësinë në këtë aspekt.

Duhet të jemi të qartë që viktimat, deri tani, janë ata që duken në ato regjistrime. Personi që i ka kryer këto vepra është ai që ka publikuar videot dhe jo ai që i ka instaluar kamerat në dhomën e tij.

Është për t’u dalluar fakti nëse po regjistron një kamerë apo po transmeton, sepse ka kamera alarmi që, në momentin që je në zyrë, ato fiken dhe, në momentin që del, ato të dërgojnë sekuencën se kush hyri në zyrë.

Në momentin që hakohet një kamerë e tillë, ajo mund të regjistrojë çdo gjë të transmetuar. Këtu hyjmë te pjesa e paligjshme. A ka pasur personi që ka vendosur kamerën konsensusin e personave të tjerë që janë regjistruar?

Deri kur dikush do ta kallëzojë këtë person, duke thënë: ‘Jam regjistruar pa dëshirën time’, nuk mund të ngremë dot pretendimin që ka ndodhur një vepër penale e tillë”, thekson ai, ndër të tjera.

 

Po ndodh...

ide