Videot intime që qarkullojnë online, Rozana Radi thyen heshtjen
Rozana Radi ka reaguar publikisht pas qarkullimit online të videove intime dhe pretendimeve që kanë përfshirë emrin e saj.
Këngëtarja ka mohuar kategorikisht se shfaqet në materialet që po qarkullojnë, duke kërkuar që emri i saj të mos përfshihet në këtë histori.
“Theksoj qartë: unë nuk jam në asnjë prej videove të publikuara dhe nuk kam asnjë lidhje me videon që pretendohet”, shprehet Radi.
Ajo ka paralajmëruar gjithashtu ndjekje ligjore ndaj personave që, sipas saj, përhapin shpifje apo të pavërteta që dëmtojnë emrin, imazhin dhe reputacionin e saj.
“Për këdo që tenton të dëmtojë emrin, imazhin apo reputacionin tim përmes shpifjeve dhe të pavërtetave, do të ketë kallëzim penal dhe do të japë llogari përpara drejtësisë”, deklaron këngëtarja.
Radi u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i shpërndajnë materialet që qarkullojnë në rrjet, duke argumentuar se ato prekin dinjitetin dhe emrin e personave të përfshirë.
Në fund të reagimit, ajo paralajmëron se do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore nëse situata vijon, duke e mbyllur me mesazhin: “Nga ky moment, le të flasin faktet dhe drejtësia”.
Po ndodh...
ide
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128