E rëndë në Greqi/ 32-vjeçari plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku ish-bashkëshorti ka plagosur me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj aktual. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Lavrio, 50 km në jug të Athinës.
Mediat greke shkruajnë se autori një shtetas rumun 32 vjeç ka hyrë në banesën e viktimave dhe pasi ka thyer dritaren, ka plagosur me thikë ish-gruan e tij 32 vjeç dhe të dashurin e saj shtetas grek me origjinë shqiptare 33 vjeç i quajtur Klevis Tite.
Gruaja u godit me thikë në shpinë dhe gjendet në gjendje të rëndë, ndërsa Klevis Tite ka marrë plagë në duar dhe zonën e organeve gjenitale dhe u dërgua në spitalin Asklipio.
E gjithë ngjarja ndodhi para dy fëmijëve të mitur të ish bashkëshortëve, 1 dhe 2 vjeç të cilët u morën në gjendje shoku prej psikologëve.
Ajo e kishte denoncuar të paktën 5 herë autorin për akte dhune dhe kërcënime, madje asaj i ishte vendos në telefon edhe “panic buto”, një sistem që lajmëron online forcat e rendit sa herë personi që e disponon rrezikohet prej personit që ka denoncuar.
Por duket se autori ka qenë i vendosur për ti ekzekutuar viktimat të cilët prej fatit janë ende gjallë, pasi në momentin e ngjarjes, një banor që po parkonte automjetin e tij jashtë banesës ndërhyri për ti shpëtuar dhe njoftoi edhe policinë e cila mbërriti brenda 2 minutave më vend ngjarje. Autori u arrestua dhe do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie.
Po ndodh...
ide
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
