Vllaznia nuk humbet kohë, shkodranët zyrtarizojnë trajnerin e ri

Vllaznia nuk humbet kohë dhe zyrtarizon menjëherë trajnerin e ri që do të pasojë Edi Martinin e shkarkuar.
Në pankinën e kuqebluve tashmë do të jetë Csaba Lazlo që do të ketë detyrën për të nxjerrë skuadrën shkodrane nga gjendja e vështirë në të cilën ndodhet në këtë fillim sezoni. Vllaznia konfirmoi gjithçka përmes një njoftimi në rrjetet sociale, një komunikim që erdhi vetëm pak orë pas shkarkimit të Edi Martinit
‘Mirësevjen te Vllaznia, Csaba Lazlo. Eksperiencë ndërkombëtare nga Bundesliga, Skocia, Belgjika, Hungaria dhe drejtimi i dy Kombëtareve. Trajneri i Vitit në Skoci. Trajneri i Vitit në Hungari. Eksperiencë. Personalitet. Ambicie. Një kapitull i ri fillon në Shkodër. Mirë se erdhe, Mister!-lexohet në njoftimin e Vllaznisë
Csaba Lazlo në karrierën e tij ka drejtuar klube si Borussia Moenchengladbach, Ferencvaros, Dundee, Charleroi etj. Në vitin 2004 ai ka qenë në stafin teknik të kombëtares hungareze, në rolin e zëvendëstrajnerit. Skuadra e fundit që ka drejtuar ka qenë Sepski në 2025 dhe tani karrierës së tij i shtohet dhe Vllaznia në Abissnet Superiore.
Po ndodh...
ide
Kush nuk është i shantazhueshëm dhe kujt mund ti besojmë
Ligji u miratua, tani sprova e sovranitetit!
Kur humori bëhet alibi dhe një përgjigje Filip Çakulit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
