Gjesti që zbuloi vogëlsinë e një kryeministri banal
Nga Indrit Gjyzeli
Kryeministri Rama ka ruajtur si as nën mëngë një foto me presidentin Trump, duke e nxjerrë vetëm disa ditë pas kthimit nga SHBA. Më e ndershme do ishte të thoshte se sot ja solli zyra e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, se sa ta ketë ruajtur, si ata fëmijët që kërkon t'u shesë mend rivalëve në klasë. Një veprim që tregon mungesë serioziteti, vogëlsi komunikimi.
Me shumë gjasë ky karagjozllëk, që kërkon me ngulm se është i pranuar ndërkombëtarisht, më shumë tregon të qenurit të tij nën presion. Së pari, një foto protokollare në korridoret e OKB nuk nënkupton asgjë të madhe. Ajo që nënkupton një hap mund të jetë një vizitë në Shtëpinë e Bardhë, apo nënshkrimi i një partneriteti të veçantë, e jo hyrja nga dera e favoreve përmes së bijës e dhëndrit.
Gjithsesi, përdorimi foshnjarak i një fotoje zyrtare si një hakmarrjeje apo bullizimi ndaj kundërshtarëve, duke kërkuar verifikim të fotos, tregon në thelb banalitetin në të cilin Rama ka futur gjithë funksionimin e shtetit. Asnjë kryeministër normal në botë nuk do e ulte komunikimin duke përdorur një takim protokollar si një ngasje e ngacmim ndaj kundërshtarëve, edhe pse mund të kenë qenë sulmet e opozitës për një paraqitje periferike në OKB.
Edhe më qesharake ngjan kjo foto kur në çdo komunikim me publikun Rama shfaqet duke u krenuar për mbështetjen e Reformës në Drejtësi, ndërkohë që në rastin "Balluku" nuk ishte kaq mbështetës dhe krenar, sepse përdori shumicën në Kuvvend për të refuzuar faktet e SPAK-ut.
Kryeministri Rama është ndër të rrallët që pretendon hapur që kreu i zgjedhur për të drejtuar një mazhorancë nuk mban përgjegjësi politike për ata që zgjedh të drejtojnë, duke rrëzuar dy nga shtyllat më të rëndësishme në demokraci- të mbash përgjegjësi dhe të japësh llogari.
Gjithsesi, talljet e Ramës, edhe pse shumë banale për një drejtues qeverie, me kundërshtarët mund të jenë nga siguria që kreu i opozitës vijon të ekzistojë në asnjë plan partneriteti, madje as si i ftuar në takime në oborret e ambasadave./Alfapress.al
Po ndodh...
Gjesti që zbuloi vogëlsinë e një kryeministri banal
ide
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
