Metani në SHBA, pritet në Departamentin e Shtetit

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, po zhvillon një vizitë pune në Uashington D.C., ku po zhvillon takime me përfaqësues të institucioneve të ndryshme amerikane.
Në kuadër të vizitës, Metani është pritur në Departamentin e Shtetit, ku ka zhvilluar një takim me zyrtarë të këtij institucioni.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka ndarë detaje nga takimi dhe ka bërë të ditur temat e diskutuara gjatë vizitës.
"Takim i frytshëm me Drejtoren Amy Carnie të Zyrës për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin amerikan te Shtetit
Shpreha mirënjohjen për vlerësimin e saj për punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në forcimin e llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë në sistemin gjyqësor të Shqiperise.
Rikonfirmuam rëndësinë e vijimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes për avancimin e shtetit të së drejtës, forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe konsolidimin e mëtejshëm të parimeve të llogaridhënies dhe integritetit institucional."

Po ndodh...
Gjesti që zbuloi vogëlsinë e një kryeministri banal
ide
Kur heshtjes i vishet toga
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
