Vendoret 2027/ Celibashi letër partive: Votim dhe numërim elektronik në 3 ose 4 bashki
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar një letër partive politike, përmes së cilës kërkon që të shprehin qëndrimin e tyre lidhur me mundësinë e zhvillimit të votimit dhe numërimit elektronik në disa bashki të mëdha në zgjedhjet vendore të vitit 2027.
Në letrën e firmosur nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, thuhet se një shtrirje e procesit të votimit elektronik në 3 ose 4 bashki të mëdha do të ishte një qasje e arsyeshme dhe proporcionale.
Ai i ka ftuar partitë në një takim konsultues në KQZ më 9 tetor 2026, në orën 11:30, ku pritet të diskutohet kjo mundësi e aplikimit të votimit dhe numërimit.
“Duke marrë në konsideratë aspektet teknike, logjistike dhe administrative, si dhe nevojën për implementim të qëndrueshëm dhe në kohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerëson se një shtrirje në 3 apo 4 bashki të mëdha përbën një qasje të arsyeshme dhe proporcionale. Për këtë arsye, çdo vendimmarrje për zgjerimin e këtij procesi duhet të mbështetet në një qëndrim të qartë dhe të konsoliduar të partive politike.
Në këtë kuadër, KQZ kërkon shprehimisht që partitë politike të paraqesin qëndrimin e tyre lidhur me mundësinë e zhvillimit të votimit dhe numërimit elektronik për zgjedhjet vendore të vitit 2027, në disa bashki të mëdha, kohë përpara procesit zgjedhor.
Për sa më sipër, para se Ju të shprehni qëndrimin tuaj zyrtar, kërkojmë nga ana juaj të caktoni përfaqësuesin/t tuaj për të marrë pjesë në një takim konsultues në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ditën e premte, datë 9 tetor 2026, në orën 11:30”, thuhet ndër të tjera në letrën e Celibashit.
Po ndodh...
Gjesti që zbuloi vogëlsinë e një kryeministri banal
ide
Kur heshtjes i vishet toga
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
