Vatër zjarri në malin e Manatisë në Lezhë

2 October 2026, 18:19 / AKTUALITET ALFA PRESS
Vatër zjarri në malin e Manatisë në Lezhë

Një vatër zjarri ka përfshirë sot malin e Manatisë në Lezhë, ndërsa situata në terren raportohet e vështirë për shkak të përhapjes së flakëve.

Zjarri është aktivizuar në pjesën jugore të malit dhe, sipas të dhënave paraprake, flakët po avancojnë në drejtim të banesave të fshatit, duke rritur rrezikun për zonën e banuar.

Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe efektivë të ushtrisë, të cilët janë pozicionuar pranë banesave për të mbrojtur zonën dhe për të frenuar përparimin e flakëve.

Ndërkohë, operacioni i shuarjes po zhvillohet edhe nga ajri. Kushtet atmosferike nuk po e favorizojnë ndërhyrjen, pasi era po ndihmon përhapjen e zjarrit në një terren të mbuluar me shkurre dhe bimësi.

Forcat në terren vijojnë përpjekjet për izolimin e vatrës dhe mbajtjen larg të flakëve nga banesat.

Po ndodh...