Incidenti me armë me Alket Rizain në një beach bar në Anavisos, arrestohet roja

3 October 2026, 19:44 / AKTUALITET ALFA PRESS
Incidenti me armë me Alket Rizain në një beach bar në

 

Policia ka arrestuar afganin që dyshohet se është përfshirë në incidentin me të shtëna me armë zjarri, ngjarje e ndodhur më 13 shtator 2026, jashtë një beach bar-i në Anavisos. Operacioni u krye nga efektivët e Drejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar.

Në incident ishte përfshirë edhe i dënuari për vepra të rënda penale, Alket Rizai, i cili ndodhej jashtë burgut me leje dhe që prej atëherë vijon të jetë në arrati.

Sa i përket 27-vjeçarit të arrestuar, bëhet fjalë për rojen e lokalit, i cili akuzohet se tentoi, duke përdorur armë zjarri, të plagoste për vdekje një person tjetër. Si pasojë e të shtënave, u plagosën edhe dy kalimtarë, fatmirësisht me plagë të lehta.

I pandehuri ka qenë i përfshirë edhe më parë në çështje penale, përfshirë akuzat për krijimin e një organizate kriminale, shkelje të legjislacionit për narkotikët dhe hyrje të paligjshme në vend.

Po ndodh...