Diaspora shqiptare protestë para Komisionit Europian në Bruksel: Shqipëria në BE pa Edi Ramën

3 October 2026, 18:01 / POLITIKË ALFA PRESS
Diaspora shqiptare protestë para Komisionit Europian në Bruksel:

 

Diaspora shqiptare është mbledhur sot në protestë përpara Komisionit Europian në Bruksel. Gjatë tubimit, protestuesit shprehen revoltën e tyre kundër qeverisë Rama. Ata bënë thirrje që çështjet që lidhen me korrupsionin dhe keqqeverisjen në Shqipëri të marrin vëmendje edhe nga institucionet europiane.

Protestuesit kanë përmendur edhe çështjet e fundit që lidhen me AKSHI-n, SHISH-in, kompaninë KAYO dhe Ron Yeffet, duke kërkuar hetim dhe transparencë.

Aktivistja Suela Medini, e cila foli në një lidhje direkte nga Brukseli për News24, deklaroi se diaspora do të vijojë protestat edhe pas aktivitetit në kryeqytetin belg. Sipas saj, një pjesë e diasporës e lidh situatën në vend me qeverisjen e Edi Ramës dhe kërkon ndryshime politike në Shqipëri.

Medini tha gjithashtu se diaspora kërkon që Komisioni Europian të rishikojë ligjin e vitit 2024 për Zonat e Mbrojtura, ndërsa kërkesa kryesore politike e protestuesve është largimi i kryeministrit Edi Rama. Ajo shtoi se protestat do të vijojnë edhe në Tiranë, ku diaspora pritet të zhvendosë një pjesë të aksionit të saj.

“Diaspora ka marrë vendimin që do të vazhdojë me protesta dhe nuk do ndalet. Diaspora ka thënë se e do Shqipërinë pa kryeministrin Edi Rama, të cilin e shikojnë si personin që ka sjellë keqqeverisje dhe korrupsion galopant në vend. Edhe skandalet e fundit shikohen më tepër si heqje vëmendje ndaj skandaleve të vërteta si tek SHISH, tek AKSHI, tek KAYO etj. Ne duam që Komisioni Europian të anulojë ligjin e vitit 2024 për Zonat e Mbrojtura dhe të kërkojë largimin e kryeministrit Edi Rama. E gjithë diaspora është në këmbë që të vijë në Tiranë dhe synimi është një, që kryeministri të japë dorëheqjen. Ne do jemi në shesh deri në rrëzimin e një qeverie antikombëtare, që populli shqiptar nuk i meriton më,” tha Suela Medini.

Po ndodh...