Shqipëria “bie” në Finlandë/ Berisha na lë me 10 lojtarë, kuqezinjtë humbin dhe kthehen pa pikë nga Helsinki

3 October 2026, 17:06 / SPORT ALFA PRESS
Shqipëria “bie” në Finlandë/ Berisha na lë me 10

Shqipëria pësoi një humbje 2-1 ndaj Finlandës në Helsinki, në një ndeshje që kuqezinjtë e nisën në mënyrën më të mirë, por që u përmbys pas daljes me karton të kuq të Etrit Berishës.

Kuqezinjtë kaluan në avantazh që në minutën e 4-t. Asllani ekzekutoi një goditje këndi dhe Rey Manaj u tregua i saktë me kokë, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke i dhënë Shqipërisë avantazhin.

Situata u komplikua ndjeshëm në minutën e 22-të. Etrit Berisha kreu një ndërhyrje të gabuar jashtë zone dhe u ndëshkua direkt me karton të kuq, duke e lënë Shqipërinë me dhjetë lojtarë.

Vetëm tre minuta më vonë, trajneri u detyrua të bëjë edhe një zëvendësim të detyruar, me Sherrin që hyri në portë në vend të Hoxhës.

Finlanda përfitoi nga epërsia numerike dhe në minutën e 26-të gjeti golin e barazimit. Walta ekzekutoi një goditje dënimi rrafsh me tokën dhe mposhti Sherrin për 1-1.

Pjesa e parë u mbyll në barazim, ndërsa në fraksionin e dytë Shqipëria tentoi të rezistonte dhe të kërkonte mundësinë për të kaluar sërish në avantazh.

Në minutën e 71-të, megjithatë, Walta u shfaq sërish protagonist. Finlandezi ekzekutoi një tjetër goditje dënimi me të djathtën dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke përmbysur rezultatin në 2-1.

Kuqezinjtë tentuan të reagonin në minutat e mbetura. Pilo pati një mundësi të mirë në minutën e 60-të, por goditja e tij e dytë shkoi jashtë, ndërsa në minutën e 80-të Uzuni u pengua në zonë dhe kërkoi penallti. Pas ndërhyrjes së VAR-it, vendimi ishte se nuk kishte 11-metërsh.

Me këtë sukses, Finlanda ngjitet për momentin në vendin e parë të grupit C1 me 7 pikë, ndërsa Shqipëria zbret e dyta me 6 pikë.

Rezultati:

Finlandë 2-1 Shqipëri

Walta 26′, 71′ / Manaj 4′

 

Po ndodh...