Berisha intesifikon sulmet: Në Strasburg ua shpjegova që SPAK kontrollohet plotësisht nga Rama!
Pas një periudhe pauze, menjëherë pas kthimit nga vizita në SHBA, kreu i PD Sali Berisha, ju është rikthyer sulmeve të ashpra ndaj SPAK dhe mandje i ka intesifikuar ato. "Çuditërisht" këto goditje vijnë paralelisht me operacionet e forta të SPAK ndaj qeverisë Rama dhe vetë atij siç ishte rasti i fundit ndaj "KAYO" dhe izraelitit Ron Yeffet i cili është lidhje personale dhe e drejtëpërdrejtë e kryeministrit.
Por pavarësisht nga ky intesifikim i hetimeve dhe operacioneve të SPAK të cilat tashmë kanë mbërritur te zyra e tij dhe përgjegjësia si kryeministër, kreu i PD, intesifikon sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme.
Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit e tij në FB, Berisha ka ripërsëritur se SPAK është në kontroll të plotë të Ramës dhe këtë fakt sipas tij, e ka bërë të qartë edhe në Asamblenë e PE në Strasburg.
BERISHA: Pyetja është shumë e drejtë. Unë po kthehem nga Strasburgu, dhe në takimet që zhvillova atje, garantova bashkëbiseduesit e mi se paketa ligjore e ndryshimeve të Kodit të Procedurës Penale është paketa me të cilën Edi Rama kërkon të mbrojë veten, familjen, vëllanë, ministrat e tij, pra organizatën e tij kriminale.
Sepse, ua bëra të qartë bashkëbiseduesve të mi, në dosjen Balluku 60% e dosjes është për Edi Ramën. Nga 6000 mesazhe në dosje, 4000 janë për Edi Ramën dhe të Edi Ramës.
Në dosjen e Ermal Beqirit janë urdhrat e Edi Ramës për regjistrimin e misioneve diplomatike në Shqipëri dhe të huajve të tjerë që kanë lëvizur në territor, regjistrimin e opozitës dhe regjistrimin e kundërshtarëve të tjerë politikë brenda partisë së tij.
Se në dosjen e Vlora Hysenit janë porositë më kriminale të Edi Ramës për të dhënë, për të transportuar, transferuar, sekretet më të mëdha të shtetit në duart e karteleve të drogës dhe armiqve të NATO-s dhe të Shqipërisë.
Se në dosjen e Lubi Ballukut, thashë, 60% e të gjithë dokumenteve janë për Edi Ramën.
Në dosjen e Erionit të Fikut, Ardi Veliut, janë të gjitha urdhra dhe ndarje parash të kontrabandës dhe parash të buxhetit me Edi Ramën.
Ndaj dhe ua shpjegova shumë qartë që SPAK nuk vepron ndaj Edi Ramës sepse ai e ka në kontroll atë./Alfapress.al
Po ndodh...
Gjesti që zbuloi vogëlsinë e një kryeministri banal
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
