Berisha takim me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar: Rama po tenton të përdorë ‘Territorialen’ për zgjedhjet!

3 October 2026, 12:04 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha takim me aleatët e Federatës së Opozitës së

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon një takim me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar, ku në fokus është edhe Reforma Administrativo-Territoriale, e cila pritet të votohet të enjten në Kuvend.

Berisha ka akuzuar mazhorancën se po tenton ta përdorë ndryshimin e hartës administrative për interesa elektorale. Sipas tij, opozita nuk duhet të tërhiqet nga procesi dhe duhet të kundërshtojë një reformë që, sipas tij, i jep Partisë Socialiste avantazh në zgjedhje.

“Ka pasur shumë kërkesa nga qytetarë që ne të mos braktisim Reformën Territoriale e t’u lëmë socialistëve duar të lira. Reforma është një nga kërkesat e KE-së në raportin e tetorit të 2025”, deklaroi Berisha.

 

Ai pretendoi se qeveria e ka ndërprerë procesin e konsultimeve dhe më pas ka paraqitur një draft që parashikon heqjen e 15 bashkive.

“Nuk kishte diskutim që Rama gjithçka do të djegë dhe 83 mandatet e grabitura të krimit do t’i shfrytëzojë për qëndrim të mëtejshëm të pushtetit vendor në duart e tij. Ndërprenë procesin papritur, jashtë të gjitha procedurave, sepse vijonin konsultimet. Paraqiti draftin duke hequr edhe 15 bashki, që të gjitha për qëllime elektorale”, u shpreh kreu i PD-së.

Debati për Reformën Territoriale është intensifikuar ditët e fundit. Në Komisionin e Ligjeve, opozita ka kërkuar që të merren në shqyrtim qëndrimet e bashkive dhe propozimet e saj përpara përfundimit të procesit. Mazhoranca, ndërkohë, ka vijuar me procedurat për shqyrtimin e projektligjit.

Sipas projektit të mazhorancës, reforma parashikon ndryshime në organizimin territorial dhe shkrirjen e 15 bashkive, ndërsa opozita ka propozuar një tjetër model të ndarjes administrative, me 100 bashki.

 

Po ndodh...